Kur Jennifer Lawrence kaloi në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, u sigurua që të merrte vëmendjen e duhur.
Aktorja mori pjesë në premierën e thrillerit “Anatomie D'une Chute” e veshur me një fustan fantastik. Fillimisht, Jennifer eci në tapetin e kuq me një palë këpucë me taka në të njëjtën ngjyrë me fustanin dhe më pas i ndërroi ato me shapka të sheshta.
Shapkat e rehatshme mund të shiheshin poshtë fustanit të saj teksa ajo zbriste nga shkallët e famshme.
Veprimi nuk ishte rastësor, por një formë për të kundërshtuar rregullat e rrepta të kodit të veshjes në Festivalin e Filmit në Kanë. Për vite me radhë, organizatorët nuk lejojnë veshjen e këpucëve të sheshta për gratë.
Në vitin 2018, ishte Kristen Stewart kundërshtoi këtë rregull, duke hequr këpucët në tapetin e kuq.
Julia Roberts gjithashtu eci zbathur për premierën e “Money Monster” në vitin 2016.
Këtë vit, Cate Blanchett u shfaq zbathur.