Celebrity Style

Unaza e Rihanna-s në gishtin e këmbës na bëri të ndihemi shumë trokë

Shkruar nga Anabel

26 Maj 2023

 

Unaza e Rihanna-s në gishtin e këmbës na bëri të
Getty Images

Jua kemi thënë shpesh: Të gjithë ne jetojmë në botën e Rihanna-s dhe jo se po ankohemi, por shpeshherë, RiRi na rikujton sa trokë jemi ne të vdekshmit e thjeshtë.
 
RiRi ka treguar në një video në TikTok një unazë prej diamanti, në formë dardhe, 9-karatëshe, të cilën e kishte vendosur në gishtin e këmbës. Sa kushton unaza? Sipas një burimi për PageSix, plot 1 milion dollarë.

Unaza e Rihanna-s në gishtin e këmbës na bëri të
TikTok

Madje, RiRi e zgjodhi me qëllim edhe formën e diamantit, pasi një diamant me prerje si dardhë simbolizon fuqizimin dhe pavarësinë e personit që e mban, duke e bërë kështu zgjedhjen perfekte për një superyll si Rihanna.
 
Tani, më falni mua, sa të qaj 5 minuta.

Artikuj të sugjeruar: