
Në filma dhe seriale, personazhet jetojnë një jetë ideale, të cilën e kemi zili. Ama, sërish, mund të themi se disa gjëra që ndodhin në to, nuk do të ndodhin kurrë në jetën reale. Saktësisht, e kemi fjalën për këto situata:
- Kur personazhi është shuuuumë vonë dhe ha një tost, ka përpara një pjatë të bollshme me mëngjes alla gjerman, pi një lëng portokalli dhe pastaj rend me shpejtësi për te dera.
- Filmat me aventura, ku një hartë sekrete zgjon shpirtin e kuriozitetit. Pse ka kaaaq shumë harta sekrete në botë?
- Kur personazhi kryesor, grua, kalon ca muaj të mirë në pyll apo në ndonjë ishull të harruar nga bota dhe duket e kuruar, yll dhe pa asnjë qime në trup. Madje, nuk shqetësohet kurrë as për periodat, për shampo, përkujdes ndaj lëkurës dhe lista vazhdon…
- Personazhet gra që përndiqen nga një anakondë, tigër, aligator dhe prapë duken kaq të bukura me bikinit dhe veshjet seksi.
- Kur personazhi kryesor çohet natën, në një orar të caktuar, del për të marrë ajër dhe rastësisht takon një tjetër person, i cili rastësisht është zgjuar në po të njëjtën orë dhe bëjnë një bisedë të bukur dhe të ndjerë.
- Kur një personazh pa dashje ka lënë takim me 2 persona të tjerë dhe pas shumë peripecish, ia del që t’ia hedhë pa u lagur.
- Kur personazhet ndezin televizorin dhe në sfond është një lajm që po shpjegon një situatë shumë kritike.
- Kur miqtë te “Friends” takoheshin gjithnjë para se të shkonin në punë. Kush zgjohet herët në një ditë jave dhe zgjedh të hajë mëngjes me miqtë para se të shkojë në punë?
- Kur aktorët gjejnë vend parkimi direkt! Po direkt ama!
- Kur aktorët shkojnë në tualet dhe i hedhin ujë fytyrës. Në mendjen tonë vjen veç një pyetje: “Psee?!”.
- Kur personazhi hipën në një taksi të rastësishme dhe i thotë shoferit: “Ndiq atë makinën!”. Më fal, kush e rrezikon jetën për një të panjohur dhe ndjek një makinë nëpër qytete gjigante?
- E ke parasysh kur personazhet bëjnë një dialog perfekt? E dinë gjithnjë çfarë thonë, nuk ka ndonjë pauzë, apo “hmmm”.
- Po aktorët që punojnë +8 orë dhe duken super të freskët dhe nuk lodhen fare? Shumë jo reale!