
Kim Kardashian ka folur për ndarjen nga Pete Davidson dhe ndonëse nuk tregoi saktësisht arsyet e ndarjes, sërish dha disa detaje interesante.
Ajo u shpreh se është shumë krenare se si e përballuan përfundimin e lidhjes dhe se së bashku folën pafundësisht derisa arritën në këtë vendim. Por, shtoi se “qartazi, është e trishtë, pasi 9 muaj është një kohë e gjatë” dhe se ndihej shumë fajtore për situatat me të cilat Pete u përball gjatë lidhjes me Kim, të shkaktuara nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West.
“Kam ndjerë shumë faj. Ai përjetoi shumë situata, për shkak të lidhjes sime (të mëparshme)", u shpreh ajo.
Pete dhe Kim patën një ribashkim në Met Gala, ku u fotografuan duke biseduar. Edhe pse Pete u duk super i lumtur, burimet konfirmuan se nuk kishte ndjesi nostalgjie mes tyre, pasi Pete është i lidhur me aktoren Chase Sui Wonders.

Nga ana tjetër, Pete dhe Kim kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë dhe miqësore, duke dhënë kështu shembullin se kur përfundon lidhja, jo domosdoshmërisht duhet të përfundojë respekti mes 2 personave.
Artikuj të sugjeruar: