Mendja

4 mënyra që të ndihmojnë në lehtësimin e ankthit

Shkruar nga Anabel

28 Maj 2023

4 mënyra që të ndihmojnë në lehtësimin e ankthit
Getty Images


Mendimet që lidhen me ankthin janë të pakëndshme dhe e gjithë përpjekja për t’i injoruar ato, është edhe arsyeja se përse këto mendime shtohen. Edhe është e vështirë që t’i ndalosh ato, sërish ka mënyra që funksionojnë:

Përqendrimi në frymëmarrje

Vendos dorën në stomak dhe përqendrohu te frymëmarrja. Numëro frymëkëmbimet dhe mundohu të kuptosh që nuk po ndodh asgjë e keqe dhe e rrezikshme.

Vendos këmbët në tokë

Kjo është një tjetër mënyrë e suksesshme, pasi e ndihmon trurin të kuptojë se ke vendosur kontakt me tokën dhe se po ndihesh se jeton në të tashmen.

Lëre trurin të mendojë gjërat që do të mendojë

Është e rëndëshme që ti ta kuptosh se truri duhet të mendojë, edhe nëse mendimet shkaktojnë ankth. Për disa minuta, përqendrohu te mendimet që po qarkullojnë në mendjen tënde dhe më pas, mos u ndiko prej tyre.

Fol me veten siç do i flisje një miku që e ke përzemër

Pyete veten: “Çfarë do e bëjë (x) person që të ndihet më mirë?”, sidomos kur po përjeton një situatë ankthi. Të gjitha fjalët e bukura dhe mbështetëse që të vijnë në mendje, thuaja vetes.

Artikuj të sugjeruar: