
BACKGRID
Al Pacino, së shpejti do të jetë baba i 4 fëmijëve! Aktori 80-vjeçar dhe e dashura e tij, Noor Alfallah janë në pritje të një bebushi, ka konfirmuar People.
Alfallah, 29 vjeç, është lidhur me Pacino-n që në prill të vitit 2022 dhe zërat për një romancë mes tyre nisën kur u panë duke darkuar së bashku. Më pas, burime të ndryshme siguruan Page Six se dyshja janë takuar që prej pandemisë.
Al Pacino është gjithashtu babai i tre fëmijëve: Julie Marie (33 vjeç) me ish-partneren, Jan Tarrant dhe i binjakëve Anton dhe Olivia (22 vjeç), për të cilët bashkëprindëron me Beverly D’Angelo.
Artikuj të sugjeruar: