Nëse po prisnit me padurim datat e festivalit “Sunny Hill Festival”, na vjen keq, por duhet t’ju zhgënjejmë pak, pasi Dua Lipa, përmes një postimi në Instagram ka njoftuar se këtë vit, nuk do të ketë festival dhe se do të rikthehen sërish në vitin 2024.
Dua njoftoi se po kërkojnë një hapësirë të re dhe kanë vendosur që ta shtyjnë festivalin, për t’u dhuruar njerëzve një përvojë të papërsëritshme.
“Miq të dashur të “Sunny Hill Festival”,
“Sunny Hill Festival u ka rrëmbyer zemrën dhe shpirtin shumë adhuruesve të muzikës të cepave të ndryshëm të botës, duke sjellë disa nga performancat mmë të mira”, thotë këngëtarja, duke theksuar se “Sunny Hill Festival” është një prej 5 festivaleve me më shumë pjesëmarrje në Europë.
“Ka ardhur momenti që të bëjmë një tjetër hap përpara. Këtë vit, po përgatisim shtëpinë tonë të re”, shkruhej në postim, duke treguar kështu edhe arsyen se pse festivali nuk do të mbahet në 2023-shin.
Në fund, skuadra e “Sunny Hill Festival” falenderoi pjesëmarrësit në këtë edicion dhe me premtimin se do të rikthehen për të krijuar kujtime të reja dhe të bukura, premtuan rikthimin në fundjavën e parë të gushtit të vitit 2024.