Kinema & TV

“And Just Like That”, ikonikja Samantha Jones rikthehet në serial

Shkruar nga Anabel

1 Qershor 2023

“And Just Like That”, ikonikja Samantha Jones rikthehet në
Craig Blankenhorn/Warner Bros./Courtesy Everett Collection

Kim Cattrall, e njohur ndryshe si Samantha Jones është rikthyer në sezonin e dytë të “And Just Like That”, një vazhdim i “Sex and the City”, duke trajtuar dramat dhe sfidat e personazheve të serialit që theu tabu, në të 50-tat.

Gjithseeesi, sipas “Variety” do të luajë në vetëm një skenë. Sipas zërave, ajo e xhiroi skenën në mars të vitit 2022 në New York, pa dijeninë e kolegëve, përfshirë edhe Sarah Jessica Parker. Në këtë skenë, Samantha, e cila në serial është zhvendosur në Londër, bën një bisedë në telefon dhe kamera e fokuson.
 
Rikthimi i Samantha-s i emocionoi pa fund fansat e “Sex and the City”, për shkak se le të themi se frazat e saj ikonike mbeten të paharrueshme edhe sot e kësaj dite.
 
Ndërkohë, Cattrall është duke xhiruar filmin “About My Father”, krah Robert De Niro.

Artikuj të sugjeruar: