
Amber Heard, ndryshe nga ç’është pretenduar, ende s’i ka thënë “Adiós” Hollywood-it, kinemasë dhe projekteve në kinema, pavarësisht se jeton në Spanjë.
Në një video në TikTok, aktorja 37-vjeçare konfirmon se po jeton në Spanjë, por ende ka plane dhe projekte. “E dua shumë Spanjën”, thotë ajo dhe nga mënyra e të shprehurit, mund të themi se është ambientuar shumë mirë në vendin europian, madje ka përqafuar edhe theksin spanjoll.
@casaenplaya Amber Heard's Spanish Relocation @amberheard ?? @casaenplaya is a Paradisefront Villa in Spain Surrounded By Beaches Represented By @Nest Seekers @luxeally @nestseekersspain #relocation #amberheard ? Figueiroa Beach (Spain) __ 3 floors 6000 sq. ft 10 bedrooms 6 bathrooms Land plot of 140000 sq. ft Terrace Direct access to the sea Garage Fitted wardrobes Storeroom Orientation South Central heating: Gas __ #NestSeekers #casaenplaya #luxeally Listing: @JacksonLieblein @jtoth_ca ???? ??????? ????????????? WebID 2541417 Visit: NestSeekers.com/2541417 #location #beaches #chalet #beach #beachfront #LuxuryHomes #LuxuryHouse #realestate #beachlife #filmlocation #Mansion #paradise #beachvibes #finca #realestateagent #LuxuryRealEstate #property #nestseekersinternational #RealEstateBroker #accidentallywesanderson #luxe #RealEstateNews #beachhouse #LuxuryLiving #primelocation ? sonido original - Casa En Playa
E lumtur dhe e buzëqeshur, Amber u uron gjithë të mirat gazetarëve dhe rend për në shtëpinë e saj. Përpara se të largohet, aktorja thotë se “ka ecur përpara, sepse e tillë është jeta”, me shumë gjasa, referuar gjyqit publik me ish-bashkëshorti, Johnny Depp.
Prej kohësh, Amber është shpërngulur në Spanjë, ku jeton një jetë të qetë dhe pa drama, me të bijën e saj 2-vjeçare, Oonagh Paige dhe duket se po e shijon vërtet privatësinë që i dhuron ky vend. Madje aq shumë, sa shpreson të jetojë për shumë gjatë atje.
Artikuj të sugjeruar: