Celebrity

Pra, Kim po del me dikë me nofkën “Fred” (dhe ai përmbush *të gjitha* standardet e saj)

Shkruar nga Anabel

2 Qershor 2023

 

Pra, Kim po del me dikë me nofkën “Fred” (dhe ai
Hulu

 
Kim Kardashian po del me dikë, pas ndarjes së bujshme nga Pete Davidson. Identiteti i personit nuk dihet, ama dimë pseudonimin: “Fred”.
 
Sekreti i saj në lidhje me “Fred” u zbulua gjatë teaser-it të “The Kardashians”, ku Kim po bisedonte me Scott Disick dhe sipas saj, “Fred” i përmbush të gjitha standardet e Kim. Në skenën në fjalë, dikush e pyet Kim nëse po fliste me “Fred” dhe nga reagimi i Kim, me shumë mundësi, po.

Nejse, tani që morëm vesh se “Fred” i përmbush standardet e Kim, jemi më kuriozë se kurrë. E meqë ra fjala, ja cilat janë standardet (uluni se janë ca si shumë dhe me të drejtë):
 
1. Ta mbrojë Kim
2. Të luftojë për të
3. Higjiena e mirë
4. Të jetë i qetë
5. Të mos ketë probleme me prindërit
6. Të jetë i duruar
7. Të jetë mbështetës dhe vërtet i lumtur për Kim
8. Të jetë i suksesshëm
9. Të ketë dhëmbë të bukur
10. Spontan
11. Të jetë argëtues
12. Familja dhe miqtë e saj ta duan
13. Të shërbejë si shembull për fëmijët e saj
14. Të mos ketë shumë drama se mjaft drama ka Kim vetë
15. Të jetë më i gjatë se Kim
16. Të ketë qejf aktivitetin fizik
17. Të jetë i motivuar
18. Të jetë i pavarur dhe jo i ngjitur
19. Të ketë shije të mirë
 
Kjo pra ishte lista.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

E sa për informacion: Sipas një burimi për Us Weekly, thuhet se Kim është e interesuar për dikë, por nuk është zyrtrarisht e lidhur. Deri më tani, kanë pasur flirte të vazhdueshme, por ende s’kanë dalë bashkë”. Burimi i ka dhënë këto detaje më 30 mars, ndaj gjërat mund të kenë lëvizur pak…