Celebrity

Thuhet se kur mësoi për shtatzëninë e partneres, Al Pacino kërkoi një test ADN-je

Shkruar nga Anabel

2 Qershor 2023

Thuhet se kur mësoi për shtatzëninë e partneres, Al Pacino
NOOR ALFALLAH /INSTAGRAM;DOMINIK BINDL/GETTY IMAGES


Al Pacino (82 vjeç) ishte i bindur se nuk mund të bëhej më baba për herë të katërt, për shkak të një problemi shëndetësor që ndikonte në fertilitet.

Kështu, kur e mori vesh se e dashura e tij, Noor Alfallah është shtatzënë, ai i kërkoi asaj të kryente një test ADN-je, për të mësuar nëse është apo jo babai i fëmijës që pritet të vijë në jetë.
 
Al nuk e kishte idenë për 2 muaj se partnerja ishte shtatzënë dhe kur e mësoi, u shokua. Burimet pranë “Mirror” bënë me dije se partnerja e kreu testin dhe si përfundim, po, Al Pacino është babai dhe pritet që bebushi të vijë në jetë shumë shpejt, pasi Noor është në muajin e tetë të shtatzënisë.

Al Pacino është gjithashtu babai i tre fëmijëve: Julie Marie (33 vjeç) me ish-partneren, Jan Tarrant dhe i binjakëve Anton dhe Olivia (22 vjeç), për të cilët bashkëprindëron me Beverly D’Angelo.

Artikuj të sugjeruar: