Celebrity

Ke ca zhvillime mjaft interesante për lidhjen e Shawn Mendes dhe Camila Cabello-s

Shkruar nga Anabel

2 Qershor 2023

Ke ca zhvillime mjaft interesante për lidhjen e Shawn Mendes dhe Camila
Instagram

Pasi Camila dhe Shawn u panë duke u puthur në Coachella, duke ecur të dashuruar nëpër rrugët e qytetit, pasi deklaruan se janë single dhe pastaj prapë dolën në një takim romantik, thuhet se e kanë marrë shumë seriozisht marrëdhënien e tyre dhe se s’duan të largohen nga njëri-tjetri.

Sipas burimeve: “Ata kanë secili apartamentet e tyre, por duan të kalojnë kohë dhe të udhëtojnë bashkë”, madje thuhet se praktikisht po bashkëjetojnë.

Këngëtarët ia dolën të rikthenin ndjenjat e vjetra dhe burimi tha se pas ribashkimit, ata vijojnë të përjetojnë të njëjtat emocione si më parë. Dyshja u nda në nëntor të vitit 2021, duke njoftuar ndjekësit në Instagram për vendimin e përbashkët.

Por, më pas u ritakuan në Coachella dhe pjesa tjetër është histori…

Artikuj të sugjeruar: