Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2023: Binjakët dhe Gaforrja

Shkruar nga Anabel

3 Qershor 2023

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2023: Binjakët dhe

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2023: Binjakët dhe

Ky është muaji yt dhe ndaj s’është çudi që do ta ndiesh shumë energjinë e Hënës së plotë të 3 qershorit. Kjo do të sjellë kulminin e gjithçkaje që ka ndodhur më parë, kështu që mund të përballesh me një dilemë në marrëdhënien tënde romantike. Nëse kjo marrëdhënie është e fortë dhe e qëndrueshme, me shumë gjasa do ta çosh në një tjetër nivel. E ndërsa marrëdhënia në fjalë i referohet një bashkëpunimi, mund të nënshkruash kontratën që të zyrtrarizosh sipërmarrjen.

Nga ana tjetër, kjo marrëdhënia, dashurie apo biznesi, prej kohësh nuk ka shkuar mirë, por tanimë po hyn në një fazë të re. Në rast se raporti është romantik, lidhja do të qartësohet ose do të marrë një rrugë të pakthyeshme, ndërsa nëse është biznesi, ortaku ose kolegu mund të vijojë bashkëpunimin, ose të njoftojë tërheqjen.

Saturni do të jetë në një pozicion të vështirë dhe do t’i shtojë peshë dhe përgjegjësi situatës, pasi mund të spekulohet edhe për një fajtor. Është e dobishme që të bësh një hap mbrapa dhe të reflektosh për ndodhitë. Nëse gjërat përfundojnë, do të vijosh përpara pa ndihmën e personit në fjalë.

Ndryshimet që do të bësh në karrierë do të jenë shumë të rëndësishme për një periudhë afatgjatë dhe do të sjellin më shumë përfitime. Kjo, në sajë të Jupiterit, i cili të ndihmon në vendimet që do të marrësh. Hëna e plotë në Shigjetar do t’i japë Jupiterit kartën e fundit dhe Jupiteri do ta luajë me shumë mençuri.

Megjithatë, edhe Jupiteri do të ketë ca mosmarrëveshje me Plutonin, kështu që planet dhe buxhetet financiare mund të ndryshojnë paksa. Gjithsesi, mos u panikos, pasi tensioni që do të ndiesh në lidhje me financat do të jetë i përkohshëm dhe shpejt, do të kesh më shumë siguri në të ardhurat e tua.

Nëse ditëlindja jote qëllon më 3 qershor, plus, minus 5 ditë, do ta ndiesh ndikimin e Hënës së plotë më shumë se Binjakët e tjerë. Sigurisht, do të kesh edhe momente shumë të mira, si për shembull ai i Hënës së re më 17 qershor. Kjo Hënë do të ketë një fuqi 10-ditore dhe do të të ndikojë për 6 muajt e ardhshëm. Ajo do të çelë dyer dhe mundësi të reja dhe kjo lidhet me diçka që ti e dëshiron shumë. Ëndrra jote është kaq afër zemrës dhe shumë shpejt do të gjejë realizim.

Mërkuri, planeti që të sundon do të jetë në një konflikt të vazhdueshëm me Saturnin, çka do të thotë se është më mirë që të mos nënshkruash dokumente dhe kontrata, të paktën deri në muajin tjetër. Nëse je i/e detyruar t’i nënshkruash, lexo me kujdes çdo rresht, si dhe kërko një mendim nga një mik apo koleg që ka informacion.

Hëna e 17 qershorit mund të sjellë edhe një shans të ri në fushën e shkrimit dhe hartimit të një projekti që do të funksionojë shumë mirë. Nga ana tjetër, falë “romancës” së Marsit dhe Afërditës, mund të marrësh një ftesë për një udhëtim spontan, i cili do të rezultojë mjaft argëtues. Ndaj, s’ke ç’humb, kape mundësinë!

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2023: Binjakët dhe

Këtë muaj, planetet kanë humor të çuditshëm. Marsi do t’i kundërvihet Plutonit, të dy këta do të ndikojnë në financat e tua dhe ti do ta gjesh veten duke hamendësuar se ç’po bëhet dhe ç’do të ndodhë me financat e tua. Kjo do të jetë një pyetje tejet e vështirë, por duke marrë parasysh që ke punuar jashtëzakonisht shumë gjatë kësaj periudhe dhe ke performuar shumë mirë në punë, do të lësh një përshtypje të mirë dhe me shumë gjasa, do të shpërblehesh.

Nëse je pak i/e acaruar sepse nuk ke mjaftueshëm buxhet për të blerë një send që e kishe me shumë qejf, kujtoji vetes që “jo tani” dhe “kurrë” kanë shumë diferencë. Shpejt, me zhvendosjen e Jupiterit, financat e tua do të favorizohen shumë dhe falë Marsit, do të mund të kontrollosh dhe menaxhosh më mirë financat e tua. Tani për tani, ki durim dhe përkohësisht, shtyji shpenzimet e mëdha.

Hëna e plotë e 3 qershorit do të sjellë përfundimin e një projekti pune, ose edhe vendimin nëse do të vijoni të keni pjesë të stafit një punonjës. Për Gaforren plot ndjesi, të largosh dikë nga jeta s’është fare e lehtë, ama, është një vendim për të mirën e biznesit.

Gjatë këtij muaji, miqtë e tu do të jenë një burim i pashtershëm momentesh të bukura, ndaj ka gjasa që të shpenzosh shumë kohë me ta. Por, në jetën tënde do të hyjnë edhe njerëz të rinj, potencialë për t’u bërë shokë për kokë. Me gjithë prurjet e reja në jetën tënde, mund të takosh edhe ndonjë personazh interesant, i cili do të zgjojë ndjesi romantike tek ti. Ti priresh të qëndrosh në shtëpi, por gjatë këtij muaji do të jesh vërdallë, gati të përjetosh momente shumë të bukura, si dhe të përparosh karrierën tënde.

Ky muaj mund të përkojë me një periudhë kur mund të të duhet të zhvendosesh nga puna formale në disa propozime të veçanta, ndoshta edhe ndryshim karriere.

Pas Hënës së re më 17 qershor, nëse je beqar/e, do të takosh dikë që mund të të intrigojë. Pavarësisht se është pak e vështirë për ty, sërish nuk të sugjerojmë që të nxitohesh, pasi mund të përfshihesh në një vorbull konfuzioni dhe misteri. Personi në fjalë mund të jetë i përkushtuar ndaj dikujt tjetër dhe ti të mos jesh në dijeni.

Gjithashtu, kjo Hënë e re e 17 qershorit të fton të qetësohesh dhe të largohesh paksa nga rutina e përditshme dhe të konsiderosh një pushim të merituar. Përkëdhele veten dhe nëse nuk ke kohë apo mundësi për të bërë pushime, mos ia kurse vetes një mesazh apo një ditë në spa.

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.