Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2023: Shigjetari dhe Bricjapi

Shkruar nga Anabel

3 Qershor 2023

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2023: Shigjetari dhe Bricjapi

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2023: Shigjetari dhe Bricjapi
 
Pas 2 eklipseve të rëndësishme, jeta jote mori një drejtim paksa konfuz, herë emocionues e herë të mbushur me frikë dhe pasiguri, por mund të themi se aspak të mërzitshëm. Shigjetari përshtatet shpejt me çdo gjë, është i gjithanshëm dhe di gjithnjë t’ia dalë mbanë, ndaj s’kishte si të ndodhte ndryshe edhe me këto ngjarje qiellore.
 
Mes ndryshimeve të shumta që të kanë përfshirë, Hëna e plotë në Shigjetar, e cila do të ndodhë më 3 qershor, do të të bëjë që të njohësh më mirë prioritetet e tua dhe të kuptosh se çfarë është realisht e shëndetshme dhe e mirë për ty. Kjo Hënë e plotë mund të të çojë edhe në një udhëtim reflektues, për të ndarë mendjen rreth fatit të një marrëdhënie.
 
Saturni do të të nxisë që të ndihmosh një familjar, ndaj përgatitu për një situatë sfiduese në aspektin e shtëpisë.
 
Në grafikun tënd planetet po tërheqin energji nga drejtime të ndryshme dhe sikur s’e kanë me shumë qejf të bashkëpunojnë. Do të përballesh më një ngërç të papritur, të cilin mos u përpiq ta zgjidhësh, pasi nuk do të funksionojë. Ki durim, pasi planetet do të lëvizin vazhdimisht.
 
Më e mira që mund të bësh është të presësh Hënën e re të 17 qershorit, në mënyrë që të rinisësh biseda të reja me një partner potencial, pasi këto ngjarje qiellore sjellin energjinë e duhur dhe lajmërojnë nisjen e një kapitulli të ri. Megjithatë, mos prit mrekulli, pasi Neptuni nuk do ta lejojë Hënën e plotë që të shprehë të gjithë fuqinë e saj.
 
Gjatë gjithë muajit, Saturni do të të dërgojë një motivim të rrallë dhe miqësor që të arrish në zgjidhje përfundimtare të disa projekteve. Saturni do të krijojë qëndrueshmëri në shumë sfera, veçanërisht në atë financiare. Por, duhet të bësh kujdes me marrëdhëniet, sipërmarrjet dhe idetë e tua. Ki pritshmëri realiste dhe më e rëndësishmja, forcë dhe vision për të ecur përpara.
 
Në të njëjtën kohë, një miqësi apo një marrëdhënie romantike do të jetë në mendjen tënde, pasi tik e dëshirën e madhe që ta përmirësosh atë. Gjithashtu, do edhe të ndryshosh shtëpinë apo ambientin ku jeton. Ka disa pikëpyetje që do të të rikthehen shpeshherë këtë muaj, ndaj bën mirë të meditosh dhe të kujdesesh edhe për veten.
 
Fatmirësisht, do të kesh shumë punë dhe projekte që do të të paguajnë mirë. Duke shfrytëzuar fuqinë e Mërkurit, i cili është çelësi i artë i Hënës së re, do të pozicionohesh mjaft mirë në shumë aspekte të jetës.
 
Më në fund, e tashmja dhe e ardhmja jote po marrin kursin e duhur dhe jemi të bindur se drejtimi i tyre do të të pëlqejë dhe do të të përmbushë.
 
Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2023: Shigjetari dhe Bricjapi
 
Duket se je paksa në ankth për të vijuar përpara, duke qenë se në muajt e mëparshëm planetet krijuan ca pengesa. Eklipset të cilat prekën edhe sektorin e miqësisë, mund të kenë shkaktuar ca dëme të rënda. Në disa raste, eklipset e kanë ndikimin edhe 1 muaj me vonesë, ndaj mund të përballesh me lajme jo fort të mira në javën e parë të qershorit.
 
Shtëpia jote e 11-të i referohet sektorit të miqësisë, ndaj mund të jesh ndjerë i/e tradhtuar nga një mik të cilit i besoje, apo edhe ndoshta të ka mbetur pak hatri për mënyrën se si të ka trajtuar grupi yt shoqëror, por shpejt do të shohësh kontrastin e ngjarjeve.
 
Fillimisht, ke marrë lajme jo të mira nga një mik, apo edhe person me të cilin po njihesh dhe ke vepruar, pasi eklipset të shtyjnë të veprosh. Megjithatë, situata mund të jetë krejt ndryshe dhe ti mund të kesh rastin ta ndryshosh atë. Jupiteri hyri në shtëpinë e 5-të të dashurisë në maj, ndaj s’ka rëndësi se ç’lajm more në këtë sektor, sërish Jupiteri do ta mbrojë. Ki shpresë se do të ndryshojë gjithçka dhe mos hiq dorë nga ëndrrat që lidhen me dashurinë, familjen, fëmijët, apo një projekt artistik, me të cilin mund të bashkëpunosh me një mik.
 
Nëse puna jote lidhet me kreativitetin dhe je duke punuar me një projekt të veçantë, Jupiteri të dërgon të gjithë fatin që të duhet në këtë drejtim, pasi është një planet pozitiv dhe gjithnjë i gatshëm të të mbushë me dhurata.
 
Hëna e plotë më 3 qershor do të të ndezë dëshirën për ripërtëritje, pushim dhe relaks. Gjeje kohën për veten dhe reflekto mbi ngjarjet e fundit. Mund të kesh dëshirë të meditosh dhe ta ndash mendjen për të krijuar një axhendë të saktë për të ardhmen, në mënyrë që këtë periudhë ta shfrytëzosh për të pushuar.
 
Jeta jote do të jetë shumë aktive pas Hënës së re të 17 qershorit, kur një projekt i ri do të të mbajë shumë të zënë. Mund të jesh duke punuar për një projekt që lidhet me shkrimin, redaktimin, apo gazetarinë. Ka gjasa që të marrësh 2 projekte të rëndësishme në të njëjtën kohë dhe të jesh ndoshta njeriu më i zënë në planet.
 
Edhe Neptuni mistrec nuk të ndihmon shumë, pasi do të ta veshë realitetin me një perde të këndshme, por sërish të rreme. Mund të përballesh me një situatë të mbushur me detaje konfuze dhe të paqarta.
 
Nëse ke nevojë (dhe me të drejtë) të bësh një pushim që do të të çlodhë dhe do të të bëjë të harrosh gjithë stresin që ke mbledhur, planifikoje mes 20 korrikut dhe 27 gushtit.
 
Ndërsa i afrohemi fundit të muajit, do të fillosh të ndiesh se një aspekt i jetës tënde po arrin një pikë kulmore. Kjo, fala Hënës së plotë në Bricjap, e cila do të jetë e ëmbël dhe e mbushur me lajme pozitive.
 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.