
Taylor Swift dhe të papriturat shkojnë kaq mirë në një fjali! Këngëtarja vijon turneun e saj dhe rishtazi, në Chicago, në mes të skenës, gëlltiti një insekt.
Që të kesh një ide më të qartë, ja videoja e cila tashmë është bërë virale:
Taylor swallowed a bug at last night’s show ?? pic.twitter.com/aoibv0K7Vd
— The Eras Tour Singapore (@TSTheErasTourSG) June 5, 2023
Momenti ndodhi fiks kur Taylor po fliste me publikun dhe krejt papritur, ndaloi dhe nisi të kollitej. “Sapo gëlltita një insekt. Më falni”, tha ajo dhe tentoi që ta nxirrte jashtë mikun e paftuar.
“Oh, Zot, a ka ndonjë mundësi që të mos e ketë parë njeri momentin?”, pyeti ajo dhe shtoi se me shumë mundësi do të gëlltisë të tjera insekte, sepse vërdallë kishte shumë të tilla.
Por, duhet ta pranojmë, e kemi shumë zili insektin, i cili guxoi, mori pjesë në turne dhe madje e preku Taylor Swift! Siç tha edhe këngëtarja, raste të tilla do të ndodhin sërish dhe nëse ndodhin, ne do të jemi këtu për të t’i treguar!
Artikuj të sugjeruar:
- Njerëzit po veshin pelena në koncertet e Taylor Swift, por pse?
- Gjërat po ecin me shpejtësi! Thuhet se Taylor Swift dhe Matty Healy do të jetojnë bashkë
- Thuhet se Matty Healy ishte i lidhur, ndërkohë që dilte me Taylor Swift
- Thyen rekord: Koleksioni i kritikuar i bizhuterive shitet për një çmim të jashtëzakonshëm
- Dikush po shet lentet me të cilat pa koncertin e Taylor Swift dhe gjejeni me çfarë çmimi!