Celebrity

‘Do të donte që nëna e saj të kishte vdekur’: Drew Barrymore sqaron deklaratën

Shkruar nga Anabel

6 Qershor 2023

‘Do të donte që nëna e saj të kishte vdekur’:

Pasi komentet e saj për marrëdhënien me të ëmën u keqinterpretuan, aktorja Drew Barrymore sqaroi deklaratën.

Në një intervistë për revistën New York, aktorja foli për marrëdhënien me të ëmën, Jaid Barrymore. Ajo u ndal te e kaluara e trazuar me nënën dhe shpjegoi se kishte qenë xheloze për miqtë që kishin arritur të punonin me traumat pasi nënat e tyre kishin vdekur.

“Të gjithë nënat e tyre kanë ikur, ndërsa nëna ime jo. Dhe unë kam menduar: ‘Epo, nuk e kam atë luks’. Por nuk mund të pres,” – tha Drew. "Unë nuk dua të jetoj në një gjendje ku dëshiroj që dikush të largohet më shpejt seç duhet që unë të rritem. Unë në fakt dua që ajo të jetë e lumtur dhe të ketë një jetë të shëndetshme.”

‘Do të donte që nëna e saj të kishte vdekur’:

Më vonë gjatë intervistës, Drew shprehu pendim për fjalët e saj të ashpra.

“Guxova ta them dhe nuk u ndjeva mirë. Mua më intereson [ajo]. S’do të ndodhë kurrë që të mos më interesojë. Nuk e di nëse kam ditur ndonjëherë të mbyllem plotësisht, të mos ndiej, të ndërtoj një mur.”

Për të sqaruar edhe më tej deklaratën e saj, ajo postoi një video në Instagram ku tha: “Unë jam përpjekur të kuptoj një marrëdhënie shumë të vështirë, të dhimbshme, teksa pranoj se është e vështirë të bëhet derisa një prind është gjallë.”

“Mos i shtrembëroni fjalët e mia dhe mos thoni kurrë se do të doja që nëna ime të kishte vdekur. Nuk e kam thënë kurrë këtë gjë. Nuk do ta bëja kurrë,” vazhdoi ajo.

‘Do të donte që nëna e saj të kishte vdekur’:

Ylli i "Charlie's Angels" kishte një marrëdhënie të trazuar me prindërit e saj gjatë gjithë fëmijërisë dhe ka folur hapur për vështirësitë e saj për t'u pajtuar me ta. Kur Drew ishte e vogël, Jaid ishte menaxherja dhe shpesh e merrte në festa nëpër Hollywood, ku e ekspozonte të bijën ndaj drogës dhe alkoolit.

Në moshën 12-vjeçare, Drew u shtrua në rehabilitim. Një vit më vonë, ajo u vendos në një institucion të shëndetit mendor në Kaliforni për një vit e gjysmë me vullnetin e nënës së saj.

"Unë mendoj se ajo krijoi një përbindësh dhe nuk dinte çfarë të bënte me përbindëshin," u shpreh aktorja në një intervistë të vitit 2021.

Në intervistën me New York Magazine, Drew tha se nuk e “fajëson” të ëmën, të cilin ende e mbështet financiarisht, për vështirësitë në jetën e saj sot.

Jaid ka një marrëdhënie të kufizuar me fëmijët e Drew. "Ajo i ka takuar fëmijët e mi," tha aktorja. "Por ka kufij, distancë dhe shumë respekt."