
Taylor Swift dhe Matty Healy i dhanë fund lidhjes së tyre të shkurtër dhe duket se vendimi ka ndikuar te këngëtarja, e cila është shfaqur e prekur teksa performonte këngën “I Don’t Wanna Live Forever”.
Taylor mezi mbante lotët dhe shpejt, videoja u bë virale, pasi këngëtares iu drodh zëri dhe në një çast u përpoq të mos lotonte, ndërkohë që performonte në piano në turneun “Eras”.
Njerëzit menjëherë u solidarizuan me të dhe një fanse e saj shkroi në Twitter: “Dikush t’i thotë që nuk duhet t’ia bëjë këtë vetes nëse nuk është gati. Ne mund të shijojmë këngë të tjera si: “Change”, “Superman”, “Dorothea”, “Closure”.
someone tell her she doesn't have to do it to herself if she's not ready ? we can enjoy change, superman, dorothea, closure and other songs (repeats included) too, I don't like seeing her at the verge of crying ? pic.twitter.com/W748efedyk
— ver?nica?? ? (@VIsOnCorneliaSt) June 4, 2023
Të tjerë e lavdëruan Tay që nuk u mundua të fshihte këto emocione.
Një tjetër rast i ngjashëm ka ndodhur edhe pas ndarjes së Tay me Joe Alwyn. Teksa performonte këngën e saj “Champagne Problems”, Tay dukej e emocionuar dhe mbushi sytë me lot. Menjëherë, fansat e saj e lidhën momentin me ndarjen nga ish-partneri, Joe.
Ndërkohë, Tay dhe Matty u ndanë dhe sipas një burimi: “Ata janë të dy jashtëzakonisht të zënë dhe e kuptuan se nuk nuk përshtaten me njëri-tjetrin. Miqtë e Taylor-it duan atë që është më e mira për të dhe nuk janë të shokuar që lidhja e tyre u prish sepse së fundmi ajo doli nga një lidhje afatgjatë", duke iu referuar ndarjes së Taylor-it me Joe Alwyn në prill.
Lidhja e tyre u përfol vetëm një muaj pas ndarjes nda Alwyn, me të cilin Taylor ishte në një lidhje për 6 vjet.