
Emri i Dua Lipës është i veçantë dhe vitet e fundit shumë i përfolur, por këngëtarja ka zbuluar në një intervistë për BBC se kur ishte më e re, do të donte të kishte një emër tjetër. “Njerëzit më pyesnin për origjinën e emrit tim. Jam shumë krenare për të, por kur isha e re, doja që emri im të ishte, Hannah – “normal” dhe më “anglez”, tha këngëtarja.
Ajo u shpreh se shpeshherë e ka ndjerë veten paksa të përjashtuar dhe se që fëmijë ka qenë gjithnjë shumë e përkushtuar. “Babi thotë që është shumë e vështirë të më thuash “jo”, u shpreh Dua.
Gjithashtu, Dua foli edhe për dashurinë ndaj librave dhe tha se librat e ndihmuan të kalonte një lidhje, për të cilën u shpreh se ish-partneri kishte një tjetër ide për Duan, ide kjo që s’i përshtatej realitetit. Këngëtarja theksoi se sjellja dhe këmbëngulja e saj e ndihmuan që të zgjeronte horizontet, sigurisht, të mbërrinte edhe në pikën e suksesit ku është sot.
Gjithsesi, ne mendojmë se Hannah Lipa nuk do të kishte kurrë të njëjtin ndikim sa Dua Lipa.
Artikuj të sugjeruar:
- Dua Lipa njofton se këtë vit nuk do të ketë “Sunny Hill Festival”
- Frymëzuar nga Dua Lipa: Disa ide pozash ikonike, që të kesh një super feed në Instagram
- Dua Lipa x Versace: Detaje për koleksionin ‘La Vacanza'
- Khëm-khëm, çfarë dihet për 41-vjeçarin që i mori zemrën Dua Lipës?
- Dua Lipa e çon në një tjetër nivel lidhjen me të dashurin e ri (ish-in e Rita Orës)