Celebrity

Arnold Schwarzenegger shpjegon se si i tha gruas për djalin e tij sekret

Shkruar nga Anabel

7 Qershor 2023

Arnold Schwarzenegger shpjegon se si i tha gruas për djalin e tij sekret

Duket se Arnold Schwarzenegger e kishte të vështirë t'i tregonte gruas së tij asokohe, Maria Shriver, për djalin sekret me kujdestaren e dikurshme të familjes, Mildred Baena.

Sipas The Sun, Schwarzenegger zbuloi se si doli lajmi bombë se Joseph Baena, tani 25 vjeç, ishte djali i tij. The Sun raporton se ylli i “Terminator” ndan historinë në dokumentarin e ardhshëm në Netflix, “Arnold”.

Ish-çifti kishin nisur terapinë në çift dhe një ditë, terapistja i tha: "Sot, Maria dëshiron të jetë shumë specifike për diçka," thuhet se thotë Schwarzenegger. “Ajo dëshiron të dijë nëse je babai i Joseph-it”.

“Mendova se zemra më pushoi. Dhe pastaj thashë të vërtetën. 'Po, Maria. Joseph-i është djali im”,” shton ai më pas. “Ajo padyshim u lëndua shumë nga kjo.”

Arnold dhe Maria u martuan në vitin 1986 dhe janë prindër të katër fëmijëve. Tradhtia me Mildred Baena ndodhi në vitin 1996.

Arnold Schwarzenegger shpjegon se si i tha gruas për djalin e tij sekret
Joseph dhe Arnold Schwarzenegger

Schwarzenegger tha se ai dhe Mildred besonin se ajo ishte shtatzënë me burrin e saj, por ai filloi të dyshonte teksa Joseph rritej.

“Në fillim vërtet nuk e dija, por sa më shumë ai rritej, aq më shumë bëhej e qartë për mua”, tha Schwarzenegger.

Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver finalizuan zyrtarisht divorcin në vitin 2021.