
Aktorja e famshme, Natalie Portman (41 vjeç) dhe bashkëshorti i saj, koreografi Benjamin Millepied (45 vjeç) kanë zgjedhur të vijojnë të jenë bashkë, pavarësisht aludimeve për një tradhti.
Sipas revistës “Voici”, Millepied pati një marrëdhënie paralele me 25-vjeçaren, Camille Étienne, e njohur si aktiviste e ndryshimeve të klimës. Një burim tha për People se marrëdhënia e tyre ishte e shkurtër dhe se mbaroi.
Burimi anonim, por i afërt me çiftin theksoi se dyshja do të qëndrojë bashkë për të rimëkëmbur lidhjen e tyre. “Ai e di që ka bërë një gabim të madh dhe po bën ç’është e mundur që Natalie ta falë. Natalie, nga ana tjetër është shumë private dhe s’ka në plan që të përfshijë median. Prioriteti i saj më i madh janë fëmijët dhe privatësia e tyre”.
Të tjera burime bënë të qartë se në fakt nuk ishte dhe aq sekret që Portman dhe i shoqi kanë probleme në çift dhe kjo u vu re në setin e filmit “May December”, ku për 23 ditë, njerëzit në set dëshmuan se dyshja është përballur me sfida. Gjithashtu, edhe në ‘Festivalin e Filmit’ në Kanë, sërish zërat qarkulluan dhe thanë se çifti vijon të ketë probleme.
Artikuj të sugjeruar: