
Getty
Taylor Swift dhe Matty Healy dolën dhe u ndanë, fansat u shqetësuan, Taylor mezi mbajti lotët në një prej performancave të saj dhe njerëzit menduan se mos ndoshta po e kalon paksa keq ndarjen.
Por, burimet thonë se jo, lidhja, pavarësisht sesi u pretendua në media, s’ishte shumë serioze dhe se të dy këngëtarët janë mëse okay dhe gati të vijojnë jetën dhe turnetë e tyre.
Doni një tjetër provë që Taylor s’është ndikuar nga ndarja me Matty Healy? Epo, këngëtarja, ndryshe nga ç’jemi mësuar, nuk do të shkruajë këngë për ish-in dhe ky është një hap shumë i madh dhe tregues i qartë.
Jeta vazhdon njerëz!
Artikuj të sugjeruar: