
Khloé Kardashian foli edhe një herë për mundësinë për një ribashkim me Tristan Thompson, ish-partnerin e saj dhe babain e dy fëmijëve. Në episodin e ri të “The Kardashians”, Khloé, në një bisedë me të ëmën, Kris, tha se jo, nuk e ka në plan të kthehet më me Tristan.
“Unë dhe Tristan kemi kaluar gjithnjë mirë. Kemi një miqësi dhe marrëdhënie shumë të mirë. Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur dhe nuk dua ta “ndëshkoj” atë, sepse nuk do të rikthehem më me Tristan”, tha Khloé, duke mohuar kështu edhe thashethemet se ata të dy janë bashkuar.
Ajo shtoi se ka ende disa kufij, të cilave ajo u qëndron dhe në të gjithë dramën e tyre i kanë lënë mënjanë fëmijët dhe theksoi se nuk do të lejojë “zakonet” dhe ngjarjet e vjetra të rikthehen në jetën e saj.
Khloé foli edhe për faktin që motra e saj, Kim, e mbështeti Tristan në ndeshjen e basketbollit dhe tha se kjo është një narrativë që e ka lodhur dhe sigurisht, është shumë e përsëritur. Ajo sqaroi se disa gjëra janë më të thjeshta sesa duken dhe se anëtarët e familjes e mbështesin njëri-tjetrin, veçanërisht pas vdekjes së nënës së tij, Andrea.
“Për shembull, unë e mbështes Scott dhe do ta bëj gjithmonë këtë. Ai është vëllai im”, tha Khloé, referuar mbështetjes së vazhdueshme që i jep ish-partnerit të motrës së saj, Scott Disick.
Pra, asgjë për t’u shqetësuar. Khloé dhe Tristan thjesht kanë një raport të mirë, por kjo nuk do të thotë që janë bashkë.
Artikuj të sugjeruar: