
Ditëlindja e katërt e vogëlushit Archie qëlloi në ditën e kurorëzimit të mbretit Charles III dhe dhurata që prindërit i bënë djalit të tyre ishte shumë e mirëmenduar dhe e këndshme.
Ata i dhuruan një biçikletë me 4 rrota, të cilën e porositën në një dyqan të famshëm në Kaliforni. Biçikleta u personalizua për vogëlushin 4-vjeçar, pronari i dyqanit vendosi lule, tullumbace dhe një kartolinë, për ta bërë edhe më speciale dhuratën.
Martin (pronari i dyqanit) ia çoi personalisht dhuratën dhe në ditët në vijim mori një letër falenderimi nga vetë Markle dhe Harry, në të cilën shkruhej: “Në emër të princit Harry dhe Meghan, dukës dhe dukeshës së Sussex, ju lutemi të pranoni falenderimet tona të sinqërta për dhuratën që i dërguat princit Archie për ditëlindjen e tij të kartër. Biçikleta ka sjellë shumë gëzim dhe është e vlerësuar nga familja”.
View this post on Instagram
Pronari i dyqanit e publikoi letrën në Instagram dhe njerëzit e vlerësuan gjestin dhe falenderimin e Meghan dhe Harry-t, si dhe historinë e këndshme, e cila me shumë gjasa do të mbetet gjatë në mendjen e Martin-it.