
Duaje ose urreje, Kendall Jenner ka një super stil dhe në eventin e fundit të FWRD në Los Angeles, u paraqit e veshur me një fustan të ngushtë, të bardhë dhe dukej një yll! Fustani i përputhej në mënyrë perfekte me trupin dhe modelja e kombinoi me një çantë gjysmë-hëne dhe sandale me rripa transparentë.

Modelja 27-vjeçare zgjodhi një model flokësh të thjeshtë, një topuz, duke e lënë fustanin që të merrte gjithë vëmendjen.
Në vitin 2021, Jenner u emërua si drejtoresha kreative e FWRD dhe gjatë gjithë kësaj kohe, ajo e ka promovuar më së miri markën.
Jenner shkoi e vetme në event, pavarësisht se do të donim shumë ta shihnim me reperin Bad Bunny, por mesa duket edhe këtë herë, Kendall na “la në baltë”. Gjithsesi, çifti drekoi në të njëjtën ditë dhe sipas burimeve: “Ata janë shumë të lezetshëm bashkë. Kendall është e lumtur. Bad Bunny është argëtues, xhentil dhe sharmant”.
Madje, ata janë pothuajse çdo ditë bashkë, përveçse në evente. :(
Artikuj të sugjeruar:
- Kendall Jenner veshi tangat sipër jumpsuit dhe s’dimë ç’të mendojmë
- Thuhet se Devin Booker, ish-i i Kendall, mendon se ajo dhe Bad Bunny s’e kanë shumë të gjatë bashkë
- Për t’u veshur si yll në pranverë, frymëzohuni nga Kendall Jenner
- Komentet në fotot e Kendall Jenner janë thjesht *të tepërta*
- Praa, thuhet Kendall Jenner ka filluar ta ketë pak si shumë qejf Bad Bunny-n