TV Mania

Lorenc Hasrama konfirmon ndarjen e Eglit dhe Olsi Bylykut?

Shkruar nga Anabel

12 Qershor 2023

Lorenc Hasrama konfirmon ndarjen e Eglit dhe Olsi Bylykut? 
Prej disa kohësh qarkullojnë zërat se Olsi Bylyku dhe Egli Tako i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar apo ka konfirmuar lajmin, sërish njerëzit mendojnë se janë ndarë.
 
Por, duket se miku i tyre i afërt, Lorenc Hasrama, e ka konfirmuar ndarjen e tyre dhe është shprehur:

“Unë me Eglin kemi qenë shokë që në gjimnaz. I kam prezantuar unë. Me Olsin njihemi që në fëmijëri. Raportet me ta janë shumë okay. Njerëzit e dinë vetë se çfarë i bën të lumtur dhe unë u uroj vetëm të mira të dyve”.

Pra, “njerëzit e dinë vetë se çfarë i bën të lumtur” dhe "u uroj më të mirat të dyve" tingëllon si një pohim që dyshja është ndarë.
 
Lorenci vijoi:

“Unë edhe Olsi kemi super miqësi, jo më larg se mbrëmë kemi ndenjur në studio deri vonë”, duke treguar kështu se nuk ndërhyn në jetën e tyre dhe se vijon të ruajë të njëjtat raporte me secilin.

Thashethemet për ndarjen e tyre nisën që në prill të këtij viti, pasi njerëzit panë se të dy kishin fshirë nga rrjetet sociale fotot me njëri-tjetrin. Më pas, Egli nuk e uroi publikisht Olsin në ditëlindjen e tij, më 18 prill.