Kanye West sërish po merr vëmendje dhe këtë herë, për shkak të festës së tij të ditëlindjes. Reperi mbushi 46 vjeç dhe e festoi ditëlindjen me disa vajza të zhveshura dhe në trupin e tyre servirej sushi dhe ushqime të tjera japoneze.
Kanye West included the Japanese practice Nyotaimori at his 46th birthday party last night, which involves serving sashimi or sushi off the naked body of a woman. pic.twitter.com/c2XdnoCd9n
— Pop Crave (@PopCrave) June 11, 2023
Teknika quhet “Nyotaimori” (sushi nga trupi) dhe rrjedh nga japonishtja dhe përkon me servirjen e ushqimit nga trupi i një gruaje lakuriq. Ndër të ftuarit në ditëlindje ishte edhe e bija e tij, North, e cila pa gjithë festën dhe sigurisht, 3 vajzat që shërbyen si “tryezë” për sushit.
Kanye West had Sushi being served on a Naked Lady at his 46th birthday party yesterday ??? pic.twitter.com/qR7mmTbnj2
— Raphousetv (RHTV) (@raphousetv2) June 12, 2023
“Çfarë do të mendojë pastori për këtë?”, shkroi dikush, referuar faktit që Kanye është besimtar dhe praktikant i fesë së krishterë.
“Kjo është e neveritshme”, tha dikush tjetër.
“Ky burrë është super i çuditshëm”, komentoi dikush tjetër.
“Misogjinia: 100%”, vuri në dukje një tjetër person.
“Çfarë dreqin! Bëhet çdo ditë e më i çuditshëm”, tha një tjetër komentues.
Të tjerë njerëz e quajtën "të neveritshëm" dhe "të tepruar" faktin që North ishte pjesë e festës dhe e gjithë "ceremonia" ndodhi në praninë e saj.