
Natalie Portman u fotografua e përlotur pranë bashkëshortit, në një park, në të cilin po luanin fëmijët e saj. Aktorja e “Black Swan” dhe koreografi ishin ulur në një stol dhe gjatë bisedës së tyre, Portman është prekur dhe është përlotur.

Në një moment, ajo fshin lotët poshtë syzeve të zeza, vendos kokën në stol dhe bashkëshorti i saj, Benjamin Millepied e sheh. Kjo është hera e parë që dyshja shfaqet bashkë, pas aludimeve se Benjamin e ka tradhtuar aktoren me 25-vjeçaren Camille Étienne.

Javën e kaluar, një burim ekskluziv tha për Page Six se Millepied po luftonte për të shpëtuar martesën e tij me Natalie dhe se të dy janë duke u përpjekur për ta bërë lidhjen të funksionojë.

Aludimi për tradhti nisi nga një revistë franceze, Voice, e cila shkroi: “Në fillim të marsit, ylli i “Star Wars” zbuloi se bashkëshorti e tradhtonte me një grua më të re”, shkroi revista dhe theksoi se Benjamin dhe Camille shkonin në zyrë me një diferencë prej 10 minutash dhe qëndronin brenda për rreth 2 orë.
Camille është një emër i njohur në fushën e aktivizmit dhe së bashku me Greta Thunberg kanë krijuar disa filma të shkurtër për mjedisin, si dhe kanë shkruar librin “For an Ecological Uprising: Overcoming Our Collective Poëerlessness”. Ajo është cilësuar nga “Vanity Fair” si një prej 50 grave që dhanë kontribut të madh në vitin 2020.
Nga ana tjetër, Natalie dhe Benjamin u njohën në filmin “Black Swan” në vitin 2019, kur ai krijoi koreografinë. Më pas, u fejuan në vitin 2010 dhe dy vite më vonë u martuan.
Artikuj të sugjeruar: