
Kendall Jenner është e vetmja në klanin Kard-Jenner që nuk ka një fëmijë, por ndoshta kjo do të ndryshojë. Në episodin e katërt të “The Kardashians”, një producent e pyet Kendall se si po shkon shtatzënia dhe modelja i jep një nënqeshje dhe kaq mjaftoi që njerëzit të aludojnë se Kendall është në pritje të ëmbël. :( Gjithsesi, mbetemi në terr informativ dhe do të duhet të shohim episodin për ta marrë vesh të vërtetën.
Jenner është një hallë dhe teze krenare e 12 mbesave dhe nipërve të saj: Mason, Penelope dhe Reign (fëmijëve të Kourtney); North, Saint, Chicago dhe Psalm (fëmijët e Kim); True dhe Tatum (fëmijët e Khloé); Stormi dhe Aire (fëmijët e Kylie), si dhe Dream (vajza e Rob), por e ëma e saj, Kris Jenner shpreson që të bëhet gjyshe edhe nga Kendall.
Nga ana tjetër, edhe Kendall e ka shprehur dëshirën për të pasur një bebe, por e ka theksuar që s’e ka me nxitim, duke thënë se mbase nga mosha 28-29 vjeç mund të bëhet nënë. Kur e ka dhënë intervistën për Vogue, ka qenë viti 2018 dhe sot, në 2023-shin, Kendall është 27 vjeç, ndaj sipas llogaritjeve, po mbërrin në moshën ideale sipas saj.
Artikuj të sugjeruar: