Bota

Koncerti i Beyoncé-s në Stokholm fajësohet për inflacionin e lartë

Shkruar nga Anabel

15 Qershor 2023

Koncerti i Beyoncé-s në Stokholm fajësohet për inflacionin

Inflacioni në Suedi ra nën 10% në maj, tregojnë statistikat zyrtare, por ishte akoma shumë më i lartë se sa pritej dhe disa analistë sugjerojnë se mund të ketë ndikuar koncerti i Beyoncé-s në Stokholm.

Rënia e çmimeve të energjisë elektrike dhe ushqimeve kontribuoi në uljen e normës së inflacionit në maj, që shkoi në 9.7%, ndërsa në të njëjtën kohë u rritën kostot e mallrave dhe shërbimeve të caktuara. "Për shembull, u rritën kostot e vizitave në hotele dhe restorante, shërbime rekreative dhe veshje," raportoi Statistics Sweden.

Sipas Michael Grahn, kryeekonomist për Suedinë në Danske Bank, koncerti i Beyoncé-s mund të shpjegojë pse norma ishte më e lartë se sa pritej. Ai tha se koncerti i shumëpërfolur në maj ndoshta ndikoi përmes rritjes së çmimeve të hoteleve dhe restoranteve.

Dhjetëra mijëra fansa u dyndën në Stokholm në mes të majit për të parë koncertet që nisën turneun e saj të parë solo në shtatë vjet. Sipas vlerësimeve, turma në çdo koncert përbëhej nga 46,000 njerëz dhe disa u detyruan të qëndronin jashtë kryeqytetit sepse hotelet u rezervuan.

Grahn tha për Wall Street Journal se efekti ishte "shumë i rrallë" dhe pritej që situata të kthehej në normalitet në qershor.

Burimet: Agence France-Presse, Guardian