Celebrity

Njëjtë si Beyoncé, edhe Harry Styles zbulon gjininë e një bebushi në koncert

Shkruar nga Anabel

17 Qershor 2023

Njëjtë si Beyoncé, edhe Harry Styles zbulon gjininë e

Beyoncé, gjatë koncertit të saj në Këln, Gjermani, zbuloi gjininë e bebushit që po priste në fanse e saj dhe të njëjtën gjë bëri edhe Harry Styles.
 
Styles, mori një tullumbac në duar në të cilin shkruhej “Djalë apo vajzë” dhe i lumturi, e plasi atë, duke zbuluar se fansja ishte në pritje të një vajze.

Sa i përket Bey, ajo vuri re dikë në turmë që po përpiqej t'i tërhiqte vëmendjen.

“Dua ta bëj si duhet, sepse që nga fillimi i shfaqjes, kam parë një shenjë që thotë "A do të zbulosh gjininë e bebit tim? Thjesht dua ta bëj siç duhet - a duhet ta hap zarfin?" tha Beyoncé.

U deshën disa sekonda që zarfi të arrinte në skenë. Pasi iu dorëzua Queen B, ajo e hapi dhe lexoi: “Vajzë!” Who run the world? Girls!

Njerëzit shpërthyen në duartrokitje dhe Beyoncé tha “Urime! Urime, bukuroshe! Zoti të bekoftë!”

Qartazi, këto gocat  do të jenë të bekuar dhe do të kenë super histori për të treguar kur të rriten.

Artikuj të sugjeruar: