
Tom Holland bëri disa komente për partneren e tij, Zendaya, me të cilën është i lidhur prej disa vitesh dhe janë kthyer në një prej çifteve më të preferuar të fansave.
Gjithsesi, bëri edhe të qartë arsyen se pse nuk jep shumë detaje rreth lidhjes së tij disavjeçare, duke u shprehur: “Lidhja jonë është diçka për të cilën ne jemi shumë protektivë dhe duam ta mbajmë sa më të shenjtë të jetë e mundur. Nuk mendojmë se i detyrohemi dikujt, është e jona dhe s’ka të bëjë me karrierat tona reciproke”.
Tom sqaroi edhe pse Zendaya nuk ishte prezente në promovimin e “The Crowded Room” në New York. “Ne kemi qenë në evente më parë, por ajo vizitoi gjyshen. Ne jemi dy njerëz shumë të zënë dhe jemi në vende të ndryshme të botës ndërkohë që flasim, ndaj ajo s’mund të vinte”.
Edhe më parë Tom e ka theksuar se lidhja e tyre është intime dhe private. Holland, në nëntor të 2021-shit rikujtoi për GQ momentin kur u bë virale videoja se ata të dy ishin të lidhur. “Një prej të këqijave të famës është se nuk je më në kontroll të privatësisë dhe kur ti mendon se një moment mes dy njerëzve që e duan njëri-tjetrin është intim, në fakt, e ka parë gjithë bota. Unë gjithnjë kam dashur ta mbaj jetën time private, sepse ndaj mjaftueshëm me botën. Kur videoja doli, u ndiemë sikur na vodhën privatësinë”, shtoi aktori.
Artikuj të sugjeruar:
- Tom Holland thotë se do të heqë dorë përkohësisht nga aktrimi, për një arsye të kuptueshme
- Zendaya sapo na dha idenë e unazës perfekte për dhuratë, fejesë apo martesë
- Stilisti i Zendaya (& jo vetëm) heq dorë nga industria dhe fajëson politikat dhe gënjeshtrat
- 10+ artistë ‘të shkurtër’, që sfiduan standardet që Hollywood vendosi për meshkujt!