Transformim total

Influencuesja ndërron jetë pasi u përpoq të humbte 100 kg

Shkruar nga Anabel

18 Qershor 2023

Influencuesja ndërron jetë pasi u përpoq të humbte 100 kg

Një influencuese e rrjeteve sociale, e cila po përpiqej të humbte më shumë se gjysmën e peshës trupore, si frymëzim për ndjekësit e saj, thuhet se ka vdekur teksa merrte pjesë në një kamp intensiv për humbje peshe në Kinë, duke nxitur debat.

Vdekja e influencueses 21-vjeçare, e cila postonte me emrin Cuihua, ka nxitur mediat shtetërore të paralajmërojnë mbi rreziqet e sigurisë në lidhje me kampet e humbjes së peshës dhe shqetësimet me të cilat përballen gratë mbi standardet e bukurisë.

Cuihua kishte dokumentuar rrugëtimin e saj për humbjen e peshës për dhjetëra mijëra ndjekësit e saj në Douyin, versioni kinez i TikTok, në një përpjekje për t'i inkurajuar ata në luftën kundër mbipeshës, raportuan mediat shtetërore në vend.

Së fundmi ajo kishte postuar disa video duke iu nënshtruar stërvitjeve intensive dhe kishte treguar se peshonte 156 kilogramë dhe po përpiqej të humbte 100 kilogramë.