Celebrity

Fansat mendojnë se njoftimi i shtatzënisë së Kourtney-t ishte 'i inskenuar'

Shkruar nga Anabel

18 Qershor 2023

Fansat mendojnë se njoftimi i shtatzënisë së Kourtney-t

Fansat po e quajnë “të inskenuar” njoftimin për shtatzëninë e Kourtney Kardashian.

44-vjeçarja njoftoi se ishte shtatzënë duke mbajtur një pankartë gjatë koncertit të bashkëshortit, Travis Barker. Përdoruesit e rrjeteve sociale komentuan se ishin skeptikë nëse lajmi ishte në të vërtetë një surprizë për bateristin e Blink-182.

“Kourtney Kardashian njofton se është shtatzënë në koncert dhe në video ajo tregon barkun e rrumbullakosur. Si ndodhi që Travis nuk e dinte që ishte shtatzënë? Duket e inskenuar,” shkroi dikush.

Megjithatë, disa fansa e panë njoftimin special si një homazh për videoklipin e vitit 1999 të Blink-182 për këngën "All the Small Things".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

“Njoftimi i shtatzënisë ishte për ne. Travis e dinte se ajo ishte shtatzënë,” tha dikush tjetr.

Kourt është nëna e 3 fëmijëve të tjerë, Mason (13 vjeç), Penelope (10 vjeç) dhe Reign (8 vjeç), për të cilët bashkëprindëron me ish-in, Scott Disick.

Edhe Barker ka fëmijë me ish-gruan e tij, Shanna Moakler: Landon (19 vjeç), Alabama (17 vjeç) dhe Atiana (24 vjeç).