Celebrity

Lady Gaga shpjegon pse është ‘zhdukur’ nga vëmendja publike kohët e fundit

Shkruar nga Anabel

18 Qershor 2023

Lady Gaga shpjegon pse është ‘zhdukur’ nga vëmendja

Lady Gaga po jeton jetën në maksimum.

Të paktën këtë tha në një shënim të gjatë për fansat. Artistja e përshkroi mesazhin si "një moment personal" për të përditësuar ndjekësit për jetën e saj së fundmi.

“E di që nuk e kam bërë shumë këtë kohët e fundit dhe disa prej jush me të vërtetë dëshirojnë që unë të ndaj më shumë nga procesi im artistik. Unë e kam përjetuar krijimtarinë time që nga vera e kaluar në një mënyrë vërtet të veçantë dhe private,” filloi ajo, para se të vinte në dukje gjithçka që ka bërë vitin e kaluar, që përfshijnë shkrimin dhe prodhimin e muzikës “për një projekt të veçantë”, si dhe përgatitjen për rolin në "Joker", në të cilin ajo portretizon Harley Quinn.

“Mund të them për herë të parë pas shumë vitesh se dashuria ime për të bërë art, muzikë, modë dhe për të mbështetur komunitetin nuk ka qenë kurrë më përmbushëse,” u shpreh Gaga.

“Shpresoj që ta dini se kjo kohë për veten ka qenë jashtëzakonisht frymëzuese për zemrën, mendjen, trupin dhe kreativitetin tim – për të krijuar brenda vetes dhe të kem një jetë personale që është vetëm për mua,” shtoi ajo.

Lady Gaga prej disa kohësh është larguar nga sytë e publikut. Pas turneut në vitin 2022, ajo nisi të xhironte "Joker: Folie à Deux" së bashku me Joaquin Phoenix.