Celebrity

Bebe Rexha goditet me celular në fytyrë gjatë koncertit

Shkruar nga Anabel

19 Qershor 2023

Bebe Rexha goditet me celular në fytyrë gjatë koncertit
Twitter

Bebe Rexha, gjatë koncertit në New York, është goditur me celular në fytyrë nga një person në turmë.
Këngëtarja ishte duke lënë skenë, kur një celular vjen drejt saj, duke e goditur.

Rexha, e shokuar, u ul në gjunjë, qartazi, duke lënë të kuptohet se goditja ishte e dhimbshme. Menjëherë anëtarët e stafit rendin që ta ndihmojnë, duke e orientuar drejt daljes.

Videoja nga momenti u bë virale në rrjetet sociale, duke ngjallur edhe reagime të shumta ndaj njerëzve që nuk dinë limitet dhe që prekin privatësinë apo godasin V.I.P-at.

“Kjo është Bebe Rexha, e cila nxiton për në të dalë nga koncerti në New York pasi dikush e qëlloi me telefon në fytyrë para se ajo të largohej nga skena. Ne po kalonim super bukur, Bebe gjithashtu…kush mund ta bëjë këtë?!”, shkroi dikush në Twitter.

Një tjetër person tha se prej goditjesh, Bebe ka 3 të qepura në kokë.

“Bebe është një prej njerëzve më të ëmbël dhe nuk shkakton probleme në industrinë e muzikës. Ajo s’e meriton këtë”, tha dikush tjetër, ndërsa të tjerë komentues sugjeruan që ajo ta hedhë në gjyq personin që hodhi telefonin.

Artikuj të sugjeruar: