Bebe Rexha u godit me një celular në fytyrë pasi mbaroi performancën në New York dhe mes shqetësimeve të shumta, ajo postoi foto ku shihet me syrin e mavijosur me me qepje në vetull. “Jam mirë”, shkroi në mbishkrim Bebe.
Ndërsa ishte duke bërë flamurin shqiptar në koncert, Bebe u qëllua papritur me një telefon dhe pas shokimit, ajo u ul në gjunjë për të marrë veten, ndërkohë që stafi e shoqëroi drejt daljes. Sipas burimeve, Rexha pësoi një plagë me tre të qepura në vetull.
Policia gjeti fajtorin e incidentit dhe sipas një deklarate të lëshuar nga NYPD (Departamenti i Policisë së New York), është arrestuar 27-vjeçari Nicolas Malvagna, i cili akuzohet për sulm.
Incidenti u filmua nga fansat e këngëtares, të cilët më pas e shpërndanë në Twitter momentin dhe sigurisht, ngjarja mori shumë reagime dhe shumica mbronin faktin se çdo këngëtar duhet të respektohet dhe se duhet me patjetër të ketë një kufi mes fansave dhe njerëzve të famshëm, të cilët nuk duhet të përballen me të tilla incidente të rrezikshme.