Celebrity Style

Njerëzit po e cilësojnë veshjen e Kim-it si ‘më të keqen e të gjitha kohërave’

Shkruar nga Anabel

21 Qershor 2023

Njerëzit po e cilësojnë veshjen e Kim-it si ‘më

Shfaqja e parë e modës e Pharrell Williams si dizajner i Louis Vuitton për koleksionin e meshkujve ishte vërtet një ngjarje e madhe, por edhe veshja e Kim Kardashian nuk mbeti jashtë vëmendjes.

Pak para se të ndalemi të krijimtaria e Pharrell, përqendrohemi pak çaste te veshja e Kim-it, e cila është në qendër të komenteve në Twitter.

Kim u shfaq e veshur me një palë reçipeta sportive, streçe në po të njëjtin dizajn dhe me një çantë rreth belit që një Zot e di se ç’funksion ka.

Njerëzit po e cilësojnë veshjen e Kim-it si ‘më

Të mos harrojmë pallton e gjatë deri në dysheme.

Njerëzit po e cilësojnë veshjen e Kim-it si ‘më

Look-u u kompletua me një palë sandale/shapka transparente me takë.

Njerëzit po e cilësojnë veshjen e Kim-it si ‘më

Me dhjetëra njerëz në Twitter kritikuan veshjen dhe disa e cilësuan si “veshjen më të keqe të saj të të gjitha kohërave”.

“Mendova se ishte një statujë dylli,” shkroi dikush. “Kim, ndërro stiliste,” tha një tjetër.

Kardashian iu bashkua disa prej yjeve më të mëdhenj të Hollivudit – duke përfshirë Zendaya, Beyoncé dhe Rihanna – për të parë shfaqjen e parë të Pharrell Williams si dizajner i koleksionit të meshkujve në LV.