Kinema & TV

Urojmë që Tom Holland të mos e ketë parë trailer-in e ri të filmit ku luan Zendaya

Shkruar nga Anabel

21 Qershor 2023

Urojmë që Tom Holland të mos e ketë parë trailer-in e
Twitter


Dje është publikuar trailer-i i parë i filmit “Challengers”, në të cilin Zendaya, Mike Faist dhe Josh O’Connor përfshihen në një trekëndësh dashurie.

Zendaya do të luajë rolin e tenistes profesioniste, Tashi Duncan. Ajo, së bashku me bashëshortin e quajtur Art (Mike Faist) do të ritakohen me Patrick (Josh O’Connor) për të përjetuar një marrëdhënie jo të zakontë.
 
Tashi i mbush mendjen Art që të bëhet pjesë e turneut të tenisit “Challengers” dhe atje ai takohet me Patrick, i cili ka qenë ish-i dashuri dhe shoku i ngushtë i Tashi-t.
 
Regjisori, Luca Guadagnino zbuloi se Zendaya u stërvit për 3 muaj me trajnerin dhe ish-lojtarin e tenisit, Brad Gilbert. Por, duke parë trailer-in, i cili përmban ca skena eksplicite, njerëzit në Twitter menjëherë nisën të bënin shaka me Tom Holland, se si mund të jetë ndjerë kur e ka parë.

"Tom Holland do të dyshojë në superfuqitë e tij pasi të shohë Zendaya në "Challengers", shkroi dikush, referuar rolit të Tom si Spiderman.

Dikush tjetër mendon se Tom po haset me ca sfida:

Si mendojnë njerëzit se do ta zërë gjumi Tom nga dje e në vazhdim:

Vlen të theksohet se Zendaya, ashtu si Tom, është aktore dhe nuk besojmë se skenat e nxehta në film ndikojnë në marrëdhënien e tyre private.