Celebrity

Pas Bebe Rexhës, edhe Ava Max sulmohet në skenë

Shkruar nga Anabel

21 Qershor 2023

Pas Bebe Rexhës, edhe Ava Max sulmohet në skenë
Twitter

Ava Max ka qenë pre e një sulmi në skenë, pas këngëtares Bebe Rexha e cila u godit me një celular në fytyrë. Ava u godit nga një burrë në mes të skenës, në një koncert në Los Angeles.

Autori i sulmit u largua menjëherë nga skena, pasi truprojat ndërhynë, ndërsa Ava nuk reagoi fare dhe vijoi performancën. Më pas, bëri një reagim në Twitter, duke thënë se personi në fjalë e goditi aq fort sa i gërvishti pjesën e brendshme të syrit.

Ava shtoi se autori i sulmit nuk do të marrë pjesë në asnjë shfaqje të saj, kurrë më dhe falenderoi pjesëmarrësit në koncert.

Disa ditë më parë, edhe Bebe Rexha ishte viktimë e një sulmi të tillë. Këngëtarja ishte duke lënë skenë, kur një celular vjen drejt saj, duke e goditur. Ajo qepi pjesën e vetullës dhe konfirmoi në rrjetet sociale se është mirë, duke qetësuar fansat.

Artikuj të sugjeruar: