
Rihanna dje u shfaq si surpriza më e bukur e mbrëmjes në koncertin e A$AP Rocky, e veshur me një fustan transparent të zi, duke ekspozuar intimot dhe barkun e rrumbullakosur.

Në një prej momenteve të kësaj mbrëmjeje, Rocky iu drejtua asaj si “bashkëshorte” dhe sigurisht, u shtuan zërat se dyshja mund të jetë martuar në fshehtësi.Thashethemet kanë nisur që në daljen e tyre në Met Gala, ku Riri veshi një fustan të bardhë dhe menjëherë u pretendua se ajo po na njoftonte përmes modës se është martuar.
@pagesix EXCLUSIVE: #BTS footage from #Rihanna’s VIP section at #ASAPRocky’s #SpotifyBeach ? original sound - Pagesix | Celebrity Gossip
Rihanna, sigurisht dukej një yll dhe erdhi fiks në momentin kur Rocky po performonte këngën e tij “Sundress”. Këngëtarja kërceu, qeshi, u argëtua dhe më pas mori një dedikim shumë të ëmbël nga reperi, i cili tha: “Dua t’ia dedikoj këtë këngë gruas sime të bukur”.

Sapo mbaroi performancën, dyshja u bashkua në zonën V.I.P për të përfunduar siç duhet mbrëmjen.

Riri dhe Rocky janë prindër të një djali, të quajtur RZA Athelston Mayers dhe janë në pritje të një bebushi tjetër, për të cilin njerëzit dyshohet se është vajzë. Aludimi lindi pasi reperi A$AP Rocky postoi një album për Ditën e Baballarëve dhe në videon e parë të publikuar, ai lan dhëmbët me një pastë dhëmbësh me ngjyrë rozë. Nisur nga videot e zakonshme me zbulimin e gjinive të bebushëve, ngjyra rozë = me vajzë.
Artikuj të sugjeruar:
- Rihanna bën një shaka me shumë vend dhe lezet për shtatzëninë e saj
- Unaza e Rihanna-s në gishtin e këmbës na bëri të ndihemi shumë trokë
- Bota s’ka qenë e vëmendshme, se Rihanna na e ka “treguar” me kohë emrin e djalit
- Nëse jeni kuriozë, ja si shqiptohet emri (i pazakontë) i bebushit të Rihanna-s dhe A$AP Rocky