
Kur bëhet fjalë për trendet e Tiktok-ut, sidomos tani në verë, gocat zgjedhin zakonisht ngjyra të ëmbla dhe të lezetshme, tipike verore, por, këtë vit, tiktoker-et kanë zgjedhur të na surprizojnë dhe të guxojnë me buzëkuqë që tërheqin të gjithë vëmendjen.
Maadje, trendi është përqafuar edhe nga Kylie Jenner, dora vetë.
Tendenca që ka pushtuar TikTok-un rishtazi është frymëzuar nga Lana Del Rey, madje emërtohet si “Cherry Cola Lips”. Deri më tani, hashtag-u ka 3 milionë klikime.
Look-u, i cili ka qenë vërdallë për dekada me radhë, të fton të përqafosh “anën tënde të errët” dhe të biesh direkt në sy! Si ta realizosh? Duke lyer konturet e buzëve me një laps kaf që mban gjatë, më pas, në mes të buzëve, zgjidh një të kuqe ose vishnje që e ke me qejf dhe mos harro shkëlqyesin. Për më tepër, shiko gocat që dinë se ç’bëjnë:
#1
@inamarimaki Cherry Cola lips babyyyy
? original sound - MARINA
#2
@musthavesxt Cherry coke jello lips.. Lana would be proud <3 Hourglass phantom glossy balm lure #glossybalm #cherrylips #lipstick #hourglassbalm ? original sound - Tanem
#3
@erinsengul Cherry Cola Lips ? #erinsengul #makyajperisi #trendperisi #makeupartist #cherrycolalips ? Area Codes x Did It On Em by L BEATS - DJ L BEATS
#4
Artikuj të sugjeruar: