Celebrity

Pas videos ku s’priste dot kastravecin, mund të të duket e çuditshme, por Kendall gatuan shpesh

Shkruar nga Anabel

23 Qershor 2023

Pas videos ku s’priste dot kastravecin, mund të të duket e
Sean Thompson for WSJ. Magazine.

 
Kendall Jenner, e cila në një moment u bë super virale, për shkak të mënyrës se si priste një kastravec, tha në një intervistë për “WSJ” se gatuante shpesh për miqtë e saj.
 
Ylli i “The Kardashians” u shpreh se ndër pjatat e preferuara që gatuan shpesh, është pilafi me pulë dhe perime, por njerëzit nuk është se e besuan shumë që pas videos të famshme, ku mezi priste një kastravec. Që pas videos, ne dhe ndoshta e gjithë bota, u ndjemë njëkohësisht mirë që ndryshe nga një modele, dimë të presim një kastravec, por edhe keq, sepse sa e pasur duhet të jesh që të mos dish të presësh një kastravec? :(
 
“Më lejoni të them se e preva me sukses kastravecin”, tha Kendall dhe s’lëndova njeri”, duke u krenuar se tanimë mund t’i presë kastravecët.


Nejse, njerëzit mësojnë nga gabimet, ama, jemi shumë kuriozë të shohim tabelën ‘search’ të Safari-t në iPhone-n e Kendall, pasi me siguri do të ketë kërkuar: “Si të pres një kastravec?”.

Artikuj të sugjeruar: