Celebrity

Me siguri, nuk e prisnit fare mënyrën se si Tom Holland e bëri për vete Zendaya-n

Shkruar nga Anabel

26 Qershor 2023

Me siguri, nuk e prisnit fare mënyrën se si Tom Holland e bëri
Cindy Ord/Getty Images

Aktori Tom Holland vërtet do ta mbajë super private lidhjen e tij me Zendaya-n, ama ca detaje i zbulon. Rishtazi, në një intervistë me Unilad, aktori tregoi mënyrën se si e bëri për vete partneren e tij dhe besojmë se nuk do ta prisni fare.

Ai tregoi sekretin, duke u shprehur: “Një herë i rregullova derën të dashurës sime (dhe kjo ndodhi) në fillim të lidhjes. Isha në shtëpinë e saj dhe dera ishte e prishur. Unë i thashë që do ta rregulloja dhe ja ku jemi tani, të dashuruar”.

Fansat vunë re që Tom foli edhe më herët për një situatë të ngjashme, saktëisht që i “rregulloi derën një mikeshe”, në një intervistë për Jimmy Kimmel Live në 2019. Nuk e dimë nëse Tom në mënyrë të vazhdueshme rregullon dyer dhe brava, por ai dhe Zendaya u fotografuan duke u puthur në vitin 2021, kur u konfirmua dhe lidhja e tyre.
 
Nëse bëhet fjalë për të njëjtën derë dhe të njëjtën mikeshë/partnere, mund të themi se marrëdhënia e Tom dhe Zendaya mund të ketë qenë on & off, pasi Zendaya është fotografuar duke u puthur me kolegun e saj të serialit “Euphoria”, Jacob Elrody. Më pas, të dy ata e mohuan që të kenë pasur një lidhje me njëri-tjetrin.
 
Nga ana tjetër, Holland e ka shprehur hapur interesin e tij për Zendaya qysh prej fillimeve, saktësisht në vitin 2016 dhe mund të themi që duke i rregulluar derën, e ka manifestuar lidhjen me të.

Artikuj të sugjeruar: