
Emily Ratajkowski nuk e ndalon stinën që ta orientojë se ç’të veshë dhe rasti më i freskët është ai i së shtunës, kur modelja 32-vjeçare u shfaq e veshur në Paris me një xhaketë të gjatë prej lëkure, çizme, syze të mëdha ovale dhe një çantë në ngjyrë ulliri. Poshtë xhaketës nuk kishte asgjë. Me fjalë të tjera, ishte nudo!

“Jam lakuriq poshtë kësaj”, konfirmoi Emily në një video të publikuar në TikTok dhe shtoi se po djersinte shumë dhe se më pas, kishte në plan të ndërronte veshjen.
@i_d Emily Ratajkowski on how to stay cool at the @LOEWE show #pfw #EmilyRatajkowski ? original sound - i-D
Nëse po pyesni veten se sa gradë ishte temperatura, mund t’ju themi që diku te 28 gradë Celsius. Imagjinoni tani me një xhaketë prej lëkure sipër, madje dhe me çizme.
Tmerr! Ferr! Gjithsesi, moda s’është se ka rregulla dhe e mirëkuptojmë Emily-n.
Artikuj të sugjeruar: