
Jennifer Lawrence ka folur për një ndër thashethemet që qarkulluan në rrjet dhe pretendohej se ajo kishte pasur një marrëdhënie me Liam Hemsworth, ndërkohë që ai ishte ende i lidhur me Miley Cyrus. Jen i ka mohuar akuzat.
Fituesja e çmimit Oscar iu bashkua intervistës së Andy Cohen të hënën dhe ky i fundit e pyeti për spekulimet që qarkulluan në rrjetet sociale, pas publikimit të këngës “Flowers” nga Miley. Fansat aluduan se Miley po jepte një mesazh të koduar, pasi veshi një fustan ngjyrë ari, njësoj si ai që veshi Jen në promovimin e “Hunger Games”, krah Liam Hemsworth.
“S’është e vërtetë. Do të doja të përgjigjesha që s’është e vërtetë. Totalisht thashethem”, tha ajo. Dua të them, të gjithë e dinë që unë dhe Liam u puthëm njëherë, por ndodhi vite më vonë pasi ata u ndanë”, u përgjigj aktorja dhe theksoi se fustani i Miley-t mund të jetë thjesht një thashethem.
Artikuj të sugjeruar: