
Kendall Jenner eci në pasarelën e Jacquemus në Chateau de Versailles, duke u paraqitur me një look totalisht ndryshe nga ç’e kemi parë më herët.

Ajo veshi një fustan super të shkurtër dhe të fryrë në pjesën e sipërme, e cila për ne duket si një tulipan, ndërsa për komentuesit, si një pelenë dhe me shuuumë gjëra të tjera.

Njerëzit menjëherë nisën të komentonin look-un, duke e krahasuar me një pelenë bebesh.
“Pse duket sikur Kendall ka bërë k*kën dhe mban një erë të tmerrshme?”, tha dikush në Instagram.

Një tjetër komentues supozoi se Kendall është një sfungjer trupi me këtë veshjeje, ndërsa dikush tjetër mendon se duket si një çarçaf i papalosur mirë.

Jenner prezantoi modelet e reja të markës, së bashku me Gigi Hadid, para të ftuarve V.I.P si: Emily Ratajkowski, Eva Longoria, David dhe Victoria Beckham.
Artikuj të sugjeruar: