
Për ty që je fans/e i/e filmit “Barbie”, kemi një lajm të mirë! Mund të kalosh një ditë të tërë në shtëpinë DreamHouse në Malibu, krejtësisht falas.

Një ditë më parë, Airbnb lajmëroi se mund të rezervosh në rezidencën rozë dhe të shkosh atje të paktën 1 muaj pasi të publikohet filmi i shumëpritur “Barbie”. Shtëpia do të mirëpresë vizitorët dhe 2 fituesit me fat në mesin e shtatorit.

“Ndërkohë që kukulla e preferuar e të gjithëve do të ketë filmin e saj të parë aksion si Barbie, Ken i dorëzon çelësat e shtëpisë ikonike “DreamHouse” shkruhej në njoftimin e Airbnb.
Si mund të aplikosh? Në këtë website.

Personat që do të fitojnë mbrëmjen falas në këtë shtëpi do të mund t’i hedhin një sy garderobës së Ken, të kërcejnë në pistën e diskos, si dhe të zhyten në pishinë.


Ja edhe disa detaje të tjera nga shtëpia më rozë në botë:





Deri më tani, njerëzit janë suuuuupeeer entuziastë dhe thonë se po u realizohet ëndrra e fëmijërisë. Pra, nëse të bie rruga andej, rezervo, se mbase je me fat. ;)
Artikuj të sugjeruar: