Celebrity

Pink shokohet nga “dhurata” që i bën një fanse në mes të koncertit

Shkruar nga Anabel

28 Qershor 2023

Pink shokohet nga “dhurata” që i bën një fanse
Twitter

 
Mund të themi se nga të gjitha gjërat e çuditshme që njerëzit kanë hedhur në skenë, kjo që i kanë “dhuruar” Pink mban rekordin. Këngëtarja mori një surprizë të pazakontë nga një fanse, e cila hodhi në mes të skenës hirin e së ëmës.

Pink ishte duke performuar në koncertin e saj të fundit në Londër, kur mori nga skena një tip pudre të paidentifikuar, e cila u shfaq në skenë, për të gjetur hirin e gruas së ndjerë.
 
“A është kjo nëna jote?”, pyeti Pink fansen e çmendur dhe më pas shtoi se nuk dinte si të ndihej për këtë veprim.
 
Videoja e momentit u bë virale në rrjetet sociale dhe ndezi shumë reagime nga njerëzit, të cilët e quajtën të tepruar veprimin e personit.
 
“Ajo e përballoi mirë se unë do nxehesha nëse dikush do të më jepte hirin e mamasë”, shkroi dikush.
 
“Totalisht çmenduri!” Fytyra e Pink dhe komenti i saj i thotë të gjitha. Ajo ia doli mirë, por çfarë dreqin!!!”, shkroi një tjetër person.
 
Një tjetër përdorues i Twitter tregoi edhe historinë që kishte dëgjuar, pasi bashkë me miqtë, ishte afër vajzës që hodhi në skenë. “Ok, miqtë e mi ishin afër vajzës dhe historia është kështu: E ëma e saj nuk dilte shumë për shkak se ishte sëmurë kur ishte gallë, kështu që vajza e merrte hirin me vete në shumë vende”.