Celebrity

Njerëzit *sërish* kritikojnë Kim për editimin e fotove

Shkruar nga Anabel

28 Qershor 2023

Njerëzit *sërish* kritikojnë Kim për editimin e fotove
Instagram


Kim Kardashian është akuzuar sërish për editimin “e panevojshëm” të fotove të saj në Instagram. Sipas llogarisë @problematicframe në Instagram, e cila ekspozon ndikimin negativ që sjell editimi i fotove në këtë platformë, Kim editoi një foto të sajën në prezantimin e koleksionit të ri të Louis Vuitton.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by PROBLEMATIC FAME (@problematicfame)

Llogaria krahasoi foton origjinale të shkrepur nga Getty Images dhe atë të edituarën, të postuar nga Kim në Instagram dhe ylli 42-vjeçar kishte edituar pjesën e stomakut, krahët, belin, gjoksin, shpatullat, mjekrën dhe nofullën që të dukeshin më të holla dhe më të tonifikuara.
 
Menjëherë njerëzit nisën ta kritikonin Kim:
 
“Është shumë e çuditshme që ajo ka bërë gjithçka që mund të bëjë një njeri, për të arritur pamjen ideale dhe sërish editon fotot që të duket më e dobët”, shkroi dikush në sektorin e komenteve.
 
“Është çmenduri niveli ku ka arritur kjo grua, e cila për vite të tëra ka kryer operacione, bën trajtime të shumta dhe sërish, nuk ndihet mirë me veten”, tha një tjetër person.
 
Kim është akuzuar disa herë për përdorimin e photoshop-it nëpër fotot e saj. Në prill, Kim publikoi një foto me rroba banjo dhe njerëzit vunë re se i mungonte gishti i mesit dhe se një pjesë e kofshës dukej e pikseluar.

Njerëzit *sërish* kritikojnë Kim për editimin e fotove
Instagram


Vitin e kaluar, ajo editoi qafën në një foto, që të dukej më e dobët.

Njerëzit *sërish* kritikojnë Kim për editimin e fotove
Tiktok


Gjithsesi, ajo shumë rrallë u ka kthyer përgjigje aludimeve (ose fakteve) për editimin e fotove.

Njerëzit *sërish* kritikojnë Kim për editimin e fotove

Vitin e kaluar, ajo u akuzua se kishte hequr kërthizën në një foto dhe Kim, përmes një videoje në InstaStory i mohoi këto zëra.

Artikuj të sugjeruar: