Instagramming

Fifi tregon disa detaje për shtatzëninë dhe lindjen e djalit

Shkruar nga Anabel

28 Qershor 2023

Fifi tregon disa detaje për shtatzëninë dhe lindjen e djalit 
Fifi u bë nënë në prill të këtij viti, duke mirëpritur së bashku me partnerin e saj, Adis Patushin, djalin Theo Mal. Dje këngëtarja ka ndarë disa detaje nga shtatzënia dhe lindja e bebushit, përmes pyetjeve dhe përgjigjeve në InstaStory.

Dikush e pyeti Fifin se kujt i ngjan djali dhe ajo tha se ende s'e kanë kuptuar. "Po më duket sikur i ngjan të gjithë familjes nga pak", shtoi ajo me shaka.

Fifi tregon disa detaje për shtatzëninë dhe lindjen e djalit

Një tjetër pyetje ishte se sa kilogramë kishte shtuar gjatë shtatzënisë dhe Fifi u përgjigj "16" dhe theksoi se 14 kg i ka hequr tanimë.

Fifi tregon disa detaje për shtatzëninë dhe lindjen e djalit

Sa i përket lindjes, nëse ishte normale apo cezariane, Fifi tha: "Lindje normale, absolutisht! Edhe pse ishte dhimbja më e tmerrshme që ekziston, atë ditë kuptova pse thonë "InshAllah shpëton nëna dhe fëmija".

Fifi tregon disa detaje për shtatzëninë dhe lindjen e djalit

Ajo e sqaroi pse përdori fjalën "absolutisht".

"Them absolutisht faleminderit që më dha Zoti forcë të lindja (në mënyrë) natyrale, sepse në rast të kundërt do të kryeja (lindje) cezariane.

Por sot, lindja me operacion nuk ndodh më, vetëm në rast komplikimi apo pamundësie që të kryhet një lindje normale...tani gratë e kanë bërë zgjedhje".

Fifi tregon disa detaje për shtatzëninë dhe lindjen e djalit

Kuptimi i emrit Theo Mal? 

Theo - Zot në latinisht

Mal - Pseudonimi i xhaxhait të ndjerë të Adisit

Së bashku - Theo Mal ose "Zoti i maleve"

Fifi tregon disa detaje për shtatzëninë dhe lindjen e djalit

Artikuj të sugjeruar: